Theksoni mollëzat si një profesioniste!- Konturim perfekt me 5 hapa
Falë Kim Kardashian dhe videove në Instagram, konturimi na duket tashmë si pjesa më e lehtë e grimit dhe jo vetëm artistët e makeup-it por të gjitha vajzat e kanë bërë pjesë të rutinës së tyre këtë teknikë.
Nëse bëhet në mënyrën e duhur, konturimi ju thekson mollëzat dhe e bën pamjen tuaj më të mprehtë. Askush nuk mund të arrijë ta bëjë saktë që në tentativën e parë, pasi ky truk ka disa të fshehta që jo të gjitha vajzat i dinë.
Më poshtë ne do të ndajmë me ju 5 hapat si të konturoni fytyrën sipas formës dhe të theksoni mollëzat.
Hapi 1
Përpara se të aplikoni fondatinën, lyeni mollëzat me bronzerin (preferohet kremoz). Pasi ta keni përhapur në mënyrë të njëtrajtshme, lyeni fytyrën me krem pudër.
Hapi 2
Me ndihmën e një furçe përhapni pak pluhur (blush, apo bronzer) në pjesën e faqeve. Sipas formës së fytyrës duhet të përdorni dhe furçën. Për fytyrat rrumbullake, bronzeri duhet të jetë në qëndër të faqeve, ndërsa për fytyrat e gjata, përgjatë vijës së flokëve, pra anësore për të dhënë një pamje më të hollë.
Hapi 3
Si highlighter, shkelqyes fytyre mund të përdorni dhe një krem pudër më të hapur se ngjyra juaj. Aplikojeni në pjesën e hundës, pak në ball dhe poshtë syve.
Hapi 4
Përzierja është çelësi i suksesit! Sa më mirë ta përzieni makeup-in aq më mirë do të dukeni!
Hapi 5
Keni kujdes të mos e lini si maskë, por përhapeni dhe në pjesën e qafës./periskopi.com