The Guardian: Mjalti, trajtim më i mirë për kollën e ftohjet sesa antibiotiku
Mjalti mund të jetë më i dobishëm sesa trajtimet konvencionale për kollë, hundë të bllokuara dhe dhimbje të fytit, sipas studiuesve.
Mjekët madje mund ta rekomandojnë si një mjet alternativ mjekësor në vend të antibiotikëve, sipas Universitetit të Oksfordit, shkruan The Guardian, transmeton lajmi.net.
Infeksionet e traktit respirator ndikojnë hundën, fytin, zonën e fytit, që çojnë zakonisht në bllokimin e tyre.
Ekzistojnë dëshmi shkencore se mjalti është përdorur tek fëmijët për një kohë të gjatë për trajtimin e kollitjes dhe ftohjes. Përkundër kësaj, ka munguar rishikimi sistematik i efektivitetit të këtij ushqimi tek të rriturit.
Për të adresuar këtë, shkencëtarët shikuan bazat e të dhënave hulumtuese për studime përkatëse, duke krahasuar mjaltin dhe përgatitjet që e përfshinë atë si një përbërës me kujdes të zakonshëm. Ata gjetën 14 prova të përshtatshme klinike, duke përfshirë 1,761 pjesëmarrës të moshave të ndryshme.
Analiza e të dhënave të studimeve tregoi se mjalti ishte më efektiv se kujdesi i zakonshëm për përmirësimin e simptomave, veçanërisht për zbutjen e ashpërsisë e kollitjes. Dy nga studimet treguan se simptomat zgjatën një deri në dy ditë më pak në mesin e atyre që u trajtuan me mjaltë.
Studiuesit sugjerojnë që mjalti mund të sigurojë një alternativë kur mjekët duan të përshkruajnë diçka për të trajtuar simptomat e traktit të sipërm respirator.