Thaçi: Nuk jam pengesë e as nuk paraqes rrezik për askënd

Thaçi: Nuk jam pengesë e as nuk paraqes rrezik për askënd

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë fjalën e tij gjatë seancës për aktakuzën e re nga Specialja që lidhen me “pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin e krimeve të luftës Thaçi dhe të tjerët”.

Ai tha se nuk paraqet rrezik pengesë e as rrezik për askënd.

Në seancën mbi ecurinë e çështjes për aktakuzën për pengim të drejtësisë, Thaçi ka thënë se sikurse aktakuza për krime lufte ashtu edhe kjo u ngritën nxitimthi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, pranë DhSK-së.

”Siç e tha avokatja, para se të deklarohem dua të shtoj edhe diçka. Në këtë fazë të hershme të këtij procedsi për mbarëvajtjen e rregullit kushtetues dhe ligjor që duhet të ndodh, ju e dini që para katër vitesh në nëntor të vitit 2020 u ngrit aktakuzë ndaj meje vetëm 3 muaj para se të rizgjedhesha president I vendit tash para 10 ditësh, nxitimthi zyra e prokurorit ngriti aktakuzë shtesë dy muaj para zgjedhjeve në Kosovë. Dua të them, unë nuk jam pjesë e garës politike e as nuk kam ndonjë ambicie politike as për president, as për kryeministër as për deputet apo ndonjë pozitë tjetër politike.

Nuk jam pengesë e as nuk paraqes rrezik për askënd në kuptimin politike e as në ndonjë project qeverisës. Gjithë jetën time kam punuar për lirinë dhe shtetin e Kosovës me vizionin për anëtarësim në NATO, BE dhe raport special me SHBA-të”, u shpreh Thaçi.

Aktakuza e re ndaj Thaçit dhe të tjerëve vjen një ditë pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi të enjten se po kryente operacione të vazhdueshme në Kosovë në lidhje me hetimet që është duke i kryer për vepra penale kundër pengimit të drejtësisë.

Në aktakuzën e re, Thaçi ngarkohet me tri akuza për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi; katër akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës, dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Specialja pretendon se Thaçi dha udhëzime nga qelia në Hagë për të ndikuar dëshmitarët, e quajnë drejtues grupi

Shpërndaje në: