Thaçi e Veseli s’u përmendën në përvjetorin e çlirimit, Çitaku: Kjo i bën më të vegjël vetëm udhëheqësit – historinë s’mund ta rishkruajnë
Thaçi e Veseli s’u përmendën në përvjetorin e çlirimit/ Çitaku: Kjo i bën më të vegjël vetëm udhëheqësit – historinë s’mund ta rishkruajnë
Historinë nuk mund ta rishkruajnë.
Kështu ka deklaruar Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, në një intervistë për Gazeta Blic, duke folur për mos përmendjen e ish krerëve të shtetit dhe ish krerëve të UÇK-së që gjenden në Hagë, nga liderët shtetëror.
Ajo thotë se kjo i bën më të vegjël vetëm udhëheqësit aktual të shtetit dhe jo ata që luftuan për vendin dhe e sollën lirinë.
“Historinë nuk mund ta rishkruajë askush e as nuk mund ta retushojë askënd. Jetojmë në një epokë tjetër. Liria dhe pavarësia e Kosovës është pashmangshëm e lidhur me sakrificën dhe kontributin e grave dhe burrave të cilët patën guxim ta ëndërrojnë lirinë në një situatë jashtëzakonisht të rëndë. Sot sigurisht për të rinjtë dhe të rejat që i mbushin 25 vjet dhe nuk e kanë jetuar okupimin mund të duket si një skenar filmi, mirëpo sot ata jetojnë në Kosovën e lirë, lindin në Kosovë të lirë falë grave t burrave që kanë guxuar ta ëndërrojnë të pamundur, lirinë dhe pavarësinë dhe kanë guxuar që me një pushkë në dorë e me një zemër të madhe, t’i dalin përballë Serbisë si një nga fuqitë më të mëdha ushtarake të kohës. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, në Hagë nuk e përfaqësojnë vetëm vetveten, nuk janë emra të përveçëm, atje përfaqësojnë një epokë, përfaqësojnë UÇK-në dhe unë besoj, nëse ka drejtësi, shumë shpejt do t’i kemi në mesin tonë. Fakti që emrat e tyre nuk përmenden nga liderë institucionalë e politik në Kosovë nuk i bën ata më të vegjël, i bën më të vegjël vetëm udhëheqësit”, deklaron ajo.