Thaçi do qëndroj në Kosovë dy ditë, nëse respektohen masat e sigurisë

Thaçi do qëndroj në Kosovë dy ditë, nëse respektohen masat e sigurisë

Ish-presidentit Hashim Thaçi i është lejuar një vizitë dyditore në Kosovë nga Dhomat e Specializura.

Klan Kosova.tv, ka mësuar se vizita është e kushtëzuar me respektimin e masave të rrepta të sigurisë, të mbikëqyrura nga Eulex-i, transmeton Periskopi.

Gjatë qëndrimit të tij, Thaçi do të jetë i akomoduar në selinë e Eulex-it në Prishtinë, ku do të ketë mundësinë të takohet me familjarët.

Lëvizjet e tij do të jenë të kufizuara dhe të shoqëruara nga forcat ndërkombëtare të sigurisë./Periskopi/

Shpërndaje në: