Tha se Big Mama e shau serbisht, del video e Antoneles duke sharë në të njëjtën gjuhë
Të premten në shtëpinë e famshme ndodhi një debat i fortë mes Antonela Berishës dhe Big Mamës, e që kjo e fundit kërkoi të largohej nga shtëpia.
Antonela ishte ajo që e akuzoi këngëtaren nga Maqedonia se e kishte sharë në gjuhën serbe, teksa kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Big Mamës e cila reagoi ashpër ndaj saj.
Ndërsa, në rrjete sociale është publikuar një video e Anonteles, ku shihet në oborrin e shtëpisë së famshme duke e sharë aktorin, Donald Veshaj në gjuhën serbe.
Ajo i ka pyetur banorët në oborrin e shtëpisë për fjalën serbe, të cilët i kanë treguar se çfarë do të thotë ajo fjalë. Në fund te bisedës, Antonela mes batutave dhe të qeshurave ka përdorur të njëjtën fjalë për të sharë Donaldin.
E që ky moment është shoqëruar me të qeshura nga banorët.
Kujtojmë se në media rozë ishte raportuar se të premten do të largohej Big Mama, e që një gjë të tillë e kishte thënë dje edhe Antonela në një bisedë me Sarën dhe Donaldin.