Tezakja e Vjosa Osmanit që sot e rehatoi Qeveria, nuk ishte në listën e ngushtë të britanikëve

Tezakja e Vjosa Osmanit që sot e rehatoi Qeveria, nuk ishte në listën e ngushtë të britanikëve

Për punësimi familjar që Qeveria e votoi sot zyrtarisht për në Ministrinë e Bujqësisë, duke zgjedhur drejtoreshë në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, zonjën Venera Çerkinin, çikën e tezes së Presidentes Osmani, Periskopi kishte raportuar para një muaji.

Periskopi posedonte qysh para një muaji, listën e rezultateve përfundimtare për këtë pozitë. Ajo që binte në sy, dhe vazhdon të bie edhe më tutje,  duket shumë e dyshimtë është radhitja e pikëve mes të parit dhe të dytit.

Nga intervista me gojë dhe me shkrim, Çerkini ka marrë gjithsej 76.76 pikë, ndërsa kandidati i dytë i eliminuar ka marrë 76.26 pikë. I treti 75. 73 pikë.

Siç shihet nga grumbillimi i pikëve të dy kandidatët kanë dal më të mirë në intervistën me shkrim, ndërsa Çerkini është vlerësuar më shumë me gojë. Dihet se intervista me shkrim mbetet dëshmi e dokumentuar, ndërsa me gojë jo.

Pra dallimi i pikëve i të parit me të dytin, është aq milimetrik.

Ky ka qenë konkursi i dytë për këtë pozitë, pasi që siç raportonte Periskopi, i pari ishte anuluar për shkak se Çerkini nuk i kishte plotësuar siç duhet të gjitha dokumentet.

Venera Çerkini ishte emëruar edhe në vitin 2021, si u.d e Kryeshefit Ekzekutiv në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë. Më pas ajo, ishte zhvendosur në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal si në Minsitrinë e zëvendësuese e Sekretares së Përgjithshme.

Emërimi i Çerkinit në këtë pozicion, del se është në shpërputhje të madhe me vlerësimin që e kanë bërë britanikët në këtë konkurs. Kjo pasi në vlerësimin e ekspertëve të Ambasadës së Britanisë në Kosovë, Çerkini nuk është as në listën e ngushtë të kandidatëve që do të duhej të zgjidheshin në këtë pozitë.

Në vlerësimin e bërë nga britanikët, shihet se dy kandidatët që mund të emëroheshin në këtë pozitë, e të cilët kishin marrë mbi 70% të pikëve ishin Menderes Ibra dhe Muzafer Luma.

Zonja Venera Çerkini paraprakisht kishte punuar si Drejtore e Departamentit Ligjor në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Në ministrinë e Bujqësisë, ajo kishte gjetur burrin e saj Artan Çerkinin. Edhe ky i fundit ishte vendosur në pozitën e shefit të kabinetit të ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit./Periskopi

Shpërndaje në: