Teutë Rrusta e PSD-së: Kurrë Asociacioni s’ka pasë skelet qysh ka tash, ky është mashtrimi më i madh që po i bën Kurti qytetarëve

Teutë Rrusta e PSD-së: Kurrë Asociacioni s’ka pasë skelet qysh ka tash, ky është mashtrimi më i madh që po i bën Kurti qytetarëve

Aktivistja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta në videon podcastin e Periskopit ka thënë se nënshkrimi për Asociacionin është ‘pjellë’ e kryeministrit Kurti.

Rrusta ka thënë se Asocacioni si kurrë më parë, ka skelet tani, e kjo krejt falë Kurtit.

“Kurrë Asociacioni s’ka pasë skelet qysh ka tash, dmth nëse deri më tani nuk e ke pasë as të përfytyruesme sot e ki, dmth shihe pak edhe proceset qysh po ecin jo fortë te deklaratat aq prej pike në pikë sa kemi si produkt. Produkt e ki një draft, tash kryeministri Kurti ka thënë se e shkruan një draft, pra je duke fol për një asociacion, për një draft të asociacionit”, ka thënë ajo.

Deklarata e dhënë për Periskopin:

Shpërndaje në: