Teuta Krasniqi ia bën dhuratë gruas së ish-burrit të saj, ky është reagimi i Afronës
Teuta i dërgoi dhuratë Afronës.
Në fundvit, aktorja Teuta Krasniqi vendosi t’i bëjë dhuratë bashkëshortes së ish-burrit të saj, Afrona Dikësh, shkruan lajmi.net.
Ajo ia dërgoi kremin që po e bën nga kompania e saj dhe Adonisit, ndërsa këtë e tregoi vet Afrona me anë të një fotografie.
Afrona e publikoi një fotografi në Instagram, teksa e falënderoi Teutën publikisht për këtë dhuratë.
“Faleminderit Teuta Krasniqi. Mezi pres ta përdori këtë maskë për fytyrë”, ka shkruar ajo.
Me këtë veprim, dy vajzat edhe një herë kanë treguar se kanë raporte shumë të mira me njëra-tjetrën.