Tetë truqe që ju lehtësojnë dhimbjet në trup automatikisht
Imagjinoni një situatë të tillë: Keni një takim shumë të rëndësishëm për pak, por keni një dhimbje koke të tmerrshme. Ose një situatë të tillë: Jeni ulur në karrigen e dentistit dhe stomaku juaj vendos të rebelohet…
Këto gjëra janë të bezdisshme dhe mund të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në jetën tuaj, sidomos në rastet kur nuk keni ndonjë qetësues me vete. Megjithatë mos u shqetësoni, ekzistojnë disa truke që do t`ju ndihmojnë ta mbani trupin tuaj nën kontroll.
1. Fryjini gishtit të madh për të qetësuar nervat
Gishti i madh ka një impakt të drejtpërdrejtë në nervin që kontrollon rrahjet e zemrës. Kur i fryni këtij gishti ulen rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut, duke ju ndihmuar që të qetësoheni.
2. Mbani një laps mes dhëmbëve për të përmirësuar humorin
Duke mbajtur një laps mes dhëmbëve ju ndihmon të aktivizoni muskujt e buzëqeshjes duke ju ngritur humorin.
3. Qetësoni dhimbjen e fytit duke kruar veshin
Kur nervat e veshit stimulohen, në fyt krijohet një refleks që mund të shkaktojë spazëm muskujsh, e cila mund të qetësojë dhimbjen/kruarjet e fytit.
4. Ndaloni ndjesinë e të vjellës duke shtrënguar gishtin e madh të dorës së majtë
Nuk është e qartë nëse aty ndodhet ndonjë nerv apo truri shpërqendrohet, por është e vërtetuar që ky truk do t`ju ndihmojë.
5. Ndaloni gjakderdhjen nga hundët duke shtypur mishin e dhëmbëve të sipërm
Besohet se duke ushtruar presion në mishin e dhëmbëve mund të bllokohet arteria që siguron gjak për hundën.
6. Lehtësoni dhimbjen e kokës duke i futur duart në ujë të ftohtë
Temperaturat e ftohta rrisin qarkullimin e gjakut në trup. Fusni duart në ujë të ftohtë duke qenë se ato kanë shumë nerva dhe lidhen direkt me trurin.
7. Lehtësoni dhimbjen e dhëmbit duke vendosur një kub akulli mes gishtit të madh dhe atij tregues
Kjo pjesë e dorës është e mbushur me nerva që i përçojnë sinjalet e dhimbjes në tru dhe gjërat e ftohta i bllokojnë këto sinjale.
8. Hiqeni qafe lemzën duke ngritur krahët dhe duke u shtriqur
Të shtriqesh është shumë efektive për të ndaluar kontraktimet e muskujve të diafragmës.