Tetë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga mbipopullimi në stadium: Nuk shtyhen ndeshjet në Kupën e Afrikës
Tetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një përleshje jashtë një stadiumi në Kamerun përpara një ndeshjes të Kupës së Kombeve të Afrikës.
CAF ka vendosur që ndeshjet të mos shtyhen, anipse pritej që sot të mos zhvilloheshin kjo në nderim të viktimave.
Kupa e Afrikës po luhet në kushte shumë të vështira, me shumë lojtarë që janë infektuar me Covid-19 dhe kësisoj skuadrat po përballen me mungesa të shumta, sikur shembulli i Ishujve Komoros mbrëmë që luajtën një lojtar në portë, pasi portierët nuk ishin në dispozicion.
Kupa e Afrikës është garimi kryesorë futbollistik i kombëtareve Afrikane në futbollin e meshkujve organizuar nga KAF, dhe u mbajt për herë të parë në 1957. Që nga viti 1968, mbahet çdo dy vjet.