Tetë futbollistët që i njihni por keni harruar krejtësisht që ende janë lojtarë të Chelseat

Tetë futbollistët që i njihni por keni harruar krejtësisht që ende janë lojtarë të Chelseat

Chelsea është rikthyer për aksionin parasezonal 2021/22.

Thomas Tucheli i Chelseat më në fund do ta ketë mundësinë të kalojë kohë me skuadrën e tij, para se të futet në fushatën e re.

Mirëpo, gjermanin nuk e pret detyrë aspak e lehtë, pasi Chelseat njihet botërisht si një klub me sistem të çrregullt të huazimit të futbollistëve, teksa disa futbollistë janë ende pjesë e klubit, por që i kemi harruar krejtësisht, transmeton Periskopi.

Kjo ndoshta mund të duket si një deklaratë paksa dramatike, por mos harroni se shumë futbollistë që i janë bashkuar klubit këtë parasezon, në fakt nuk kanë luajtur për Chelsean qe disa vite.

Tetë futbollistët që mund ta gjeni të vështirë të besoni se ende janë futbollistë të skuadrës londineze, janë këta: Baba Rrahman (për herë të fundit luajti për klubin në sezonin 2015/16), Davide Zappacosta (nuk ka luajtur fare që nga koha e Sarrit), Matt Miazga (hera e fundit që luajti për Chelsean ishte në sezonin 2015/16), Tiemoue Bakayoko (nga hera e fundit kur ka luajtur për klubin, ai është huazuar te Milani, Monaco dhe Napoli), Lewis Baker (ka vetëm një paraqitje me Chelsean në vitin 2014 dhe atë në FA Cup), Danny Drinkwater (ka vite që nuk ka luajtur me Chelsean), Charly Musonda (i huazuar te Real Betisi, Celticu dhe Vitesse), Kenedy (vështirë se do të luajë përsëri ndonjëherë për Chelsean).

Pranojeni, u befasuat që disa prej këtyre janë ende lojtar të skuadrës nga perëndimi i Londrës, apo jo? /Periskopi.com/

Shpërndaje në: