Testimi i hormoneve mund të ndihmojë në detektimin e kancerit të gjirit
Gratë me nivele të larta të një hormoni i cili mund të detektohet përmes një testimi të thjeshtë të gjakut mund të kenë rrezik më të lartë për t’u prekur nga kanceri i gjirit.
Ato të cilat kanë nivele të larta të hormonit AMH – i cili tregon sasinë e rezervave të vezëve tek gratë – kanë 60% gjasë më shumë për kancer të gjirit krahasuar me ato që kishin nivele më të ulëta të këtij hormoni.
Sipas Charity Breast Cancer Now, do të hulumtohet tutje për të parë nëse testimi për këto hormone mund të ndihmojë gratë që të zbulojnë nëse rrezikohen nga kjo sëmundje.
Gjetjet e studimit janë publikuar në Journal of Cancer, ndërsa autorët e studimit kane thënë se hormonet mund të jenë një “biomarker” për kancerin e gjirit.