Testi i ri i gjakut mund të përdorë ADN-në për të identifikuar llojet e kancerit

Testi i ri i gjakut mund të përdorë ADN-në për të identifikuar llojet e kancerit

Shkencëtarët kanë bërë një hap të madh duke zhvilluar një test të gjakut për të identifikuar tumorin para se personi të bëhet i vetëdijshëm për simptomat.

Testi i ri, i cili është i ndjeshëm si për ADN-në e ndryshuar që lundron lirshëm në gjak dhe në proteinat e lidhura me kancerin, dha një rezultat pozitiv rreth 70% në tetë nga kanceret më të zakonshme kur u testua në më shumë se 1000 pacientë.

Në të ardhmen, një test i tillë mund të përdoret në programet rutinë të shqyrtimit për të rritur ndjeshëm përqindjen e pacientëve që marrin trajtimin më herët, në një kohë para se kanceri zakonisht të shfaqet në skanimet konvencionale.

“Përdorimi i një kombinimi të biomarkuesve të përzgjedhur për zbulimin e hershëm ka potencial për të ndryshuar mënyrën se si ne i shfaqemi kancerit i cili bazohet në të njëjtën arsye për përdorimin e kombinimeve të ilaçeve për trajtimin e kancerit,” tha Nikolas Papadopoulos, profesor i onkologjisë në Universitetin John Hopkins, raporton “The Guardian”, transmeton Periskopi.

Testi gjithashtu mund të identifikojë formën e kancerit që një pacient kishte, që testet e mëparshme të gjakut të kancerit nuk kanë arritur ta identifikojnë.

Në mostrat e gjakut nga 1,005 pacientë, testi zbuloi midis 33% dhe 98% të rasteve të sëmundjes. Kanceri i vezoreve ishte më e lehta për t’u zbuluar, e ndjekur nga kanceri i mëlçisë, stomakut, pankreasit, esofagut, kolorektalit, mushkërive dhe gjirit.

Për pesë kanceret që aktualisht nuk kanë teste të shqyrtimit – kanceri ovarian, i mëlçisë, stomakut, pankreasit dhe kancerit të esofagut – ndjeshmëria varionte nga 69% në 98%./Periskopi/

Shpërndaje në: