Dallavere në konkursin e SHSKUK’së, dyshohet se e anuluan testin me shkrim vetëm për t’i sistemuar të afërmit e VV’së

Dallavere në konkursin e SHSKUK’së, dyshohet se e anuluan testin me shkrim vetëm për t’i sistemuar të afërmit e VV’së

Në një konkurs për pozitën Fizioterapeut në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dyshohet se janë bërë dallavere të mëdha. Kjo dyshohet se u bë, vetëm e vetëm për t’i sistemuar njerëzit e afërt të Lëvizjes Vetëvendosje.

Çka ndodhi saktësisht?

Pas shpalljes së rezultateve për testin e mbajtur, SHSKUK vendosi ta anulojë testin me shkrim. Periskopi merr vesh se anulimi është bërë për shkak që persona të partisë në pushtet të kenë mundësi të hyjnë në listë të ngushtë.

Sipas burimeve të Periskopit, dyshohet se edhe kandidatët janë ndërruar.

“Konkursi për Fizioterapeut u përcjell me parregullësi të shumta derisa u sistemuan njerzit e afërt me LVV. Pasi që ishin shpallur rezultatet për testin e mbajtur ai u anulua dhe më pasë u organizua sërish me ndërrim të Komisionit”, thotë një burim i sigurt i Periskopit.

Vendimin për anulimin e këtij konkursi dhe listën me kandidatë, Periskopi e posedon:

 

Ndryshe, SHSKUK më 19 nëntor ka publikuar rezultatet përfundimtare për këtë pozitë, në QKUK dhe në Spitalet Regjionale.

Shpërndaje në: