Testi me frymëmarrje që mund t’i dekretojë plot lloje të kancerit në fazat e hershme të sëmundjes

Testi me frymëmarrje që mund t’i dekretojë plot lloje të kancerit në fazat e hershme të sëmundjes

Në Mbretërinë e Bashkuar ka filluar të testohet një test me frymëmarrje i cili është dizajnuar për t’i detektuar llojet e shumta të kancerit në fazat e hershme të sëmundjes.

Sëmundje të shumta njihet se krijojnë aroma të veçanta nga trupi, ndërkaq hulumtimet e fundit kanë treguar se edhe frymëmarrja e personit mund të jetë indikator i prezencës së kancerit, transmeton Telegrafi.

Për ta testuar këtë teori, ‘Cancer Research UK’ ka filluar testimin dyvjeçar të një pajisje klinike, e cila quhet ‘Biopsia me Frymëmarrje’, për të kuptuar nëse vërtetë molekulat e dala nga lirimi i frymëmarrjes mund të shfrytëzohen për detektim të kancerit.

Në proceset normale metabolike të trupit, prodhohen molekulat e quajtura VOC. Por, mendohet se kanceri mund të shkaktojë ndryshime në këto molekula – ndryshime të cilat hulumtuesit shpresojnë t’i identifikojnë me këtë pajisje.

Faza e testimit të kësaj pajisje, e cila udhëhiqet nga ‘Cancer Research UK’, është duke i rekrutuar 1,500 pjesëmarrës, përfshirë edhe persona të shëndetshëm për të vepruar si grup kontrolli.

Në fillim do t’u kërkohet testimi pacientëve me kancer në ezofag dhe lukth,  para se të fillojë testimi i pajisjes te pacientët me kancer në prostatë, veshka, fshikëz, mëlçi dhe pankreas.

Pjesëmarrësve do t’u kërkohet të marrin frymë në këtë pajisje për 10 minuta për ta krijuar një mostër, e cila pastaj do të analizohet nga laboratori ‘Owlstone Medical’ në Kembrixh. /Telegrafi/

Shpërndaje në: