Testi i maturës/ Mësohet data e publikimit të rezultateve
Komisioni Shtetëror i Maturës njofton se ka përfunduar Provimi i Maturës 2024, të cilit iu nënshtruan rreth 19 mijë maturantë në 151 qendra të testimit me gjithsej 1500 klasa.
Këtë vit kanë qenë të angazhuar 180 kryetarë të komisioneve të caktuar nga MASHTI, 1500 administrues dhe 1500 mbikëqyrës nga Parlamenti i studentëve të UP-së.
Komisioni Shtetëror i Maturës falënderon të gjithë akterët e përfshirë në procesin e testimit për kontributin e tyre në mbarëvajtje të procesit.
Sipas raporteve të administratorëve, në disa qendra ka pasur largim të nxënësve nga provimi për shkak të përdorimit të telefonave.
Sa i përket të dhënave të tjera rreth administrimit, Komisioni Shtetëror i Maturës do të raportojë pas përpunimit të të gjitha raporteve nga të gjitha Qendrat e Testimit në nivel vendi.
Rezultatet e provimit të maturës do të publikohen më 1 korrik 2024, njofton MASHTI.