Tesla S Plaid shkon vetëm 282 km/h
Në disa video klipe të reja mund të shihet modeli S Plaid me azhurnimin më të ri OTA, i cili vjen bashkë me regjimin Track.
Mirëpo, edhe pa të ky model i Tesla’s do të mund të arrijë ‘vetëm’ deri në 282 km/h.
Shtojca Track, sipas prodhuesit, i ndërpret disa sisteme të asistencës gjatë ngasjes, dhe ajo është paraparë vetëm për stazat e garave, ku mund të “shijohen performancat e shkëlqyeshme nëpër lokacione të ndryshme”, pohon prodhuesi.
Pra, thënë shkurt, modeli i ri i arrinë rrumbullak 40 km/h më pak se sa që ishte premtuar fillimisht.