Tesla në histori: Këtë javë prodhoi veturën e 1-miliontë
Tesla, ka shkruar histori këtë javë me prodhimin e veturës së 1-miliontë.
Kjo veturë është Model Y.
Themeluesi i kësaj kompanie, Elon Musk, këtë moment historik e ka shpërndarë në Twitter.
Ai ka publikuar një fotografi të kësaj veture të 1-miliontë ku rreth tij shihen një grup i madh punonjësish të Teslës.
Modeli në foto vjen me paketën “Performance”, e cila përfshinë amortizatorët e rinj që e bëjnë këtë Model Y më të ulët), rrotat prej 21-inçësh, pedalet nga alumini, si dhe shpejtësinë maksimale tani ky model e arrin deri në 250 kilometra në orë.
Po ashtu, ky Model Y tani autonominë e ka të zvogëluar nga 500 në 450 kilometra.