Tesla investon 5 miliardë dollarë në Kinë

Kompania automobilistike amerikane Tesla po planifikon të investojë 5 miliardë dollarë në ndërtimin e një fabrike në Kinë, raporton agjencia Bloomberg, me qendër në Nju Jork, duke cituar burime të njohura me situatën.
Tesla po konsideron ngritjen e fondeve në Kinë për të financuar të paktën një pjesë të investimit në fabrikë, thekson agjencia e Nju Jorkut duke iu referuar një burimi të paemëruar.