Tërshëra jo vetëm një minierë lëndësh ushqyese, por edhe një kurë natyrale për problemet e lëkurës

Tërshëra jo vetëm një minierë lëndësh ushqyese, por edhe një kurë natyrale për problemet e lëkurës

Tërshëra është pa dyshim mëngjesi tipik me drithëra. Ashtu si perimet e familjes së lakrës dhe farat e linit, që janë mjaft të pasura me përbërës të cilët nuk gjenden te bimët e tjera, edhe tërshëra përmban një lloj unik përbërësish antiinflamatorë të quajtur avenantramidë. Ata mendohet se janë pjesërisht përgjegjës për aromën e freskët dhe shijen e tërshërës, gjithashtu edhe për aftësinë e lëngut të tërshërës për të lehtësuar irritimet dhe kruajtjet e lëkurës. Studimet e bëra me copëzat e lëkurës njerëzore të marra nga operacionet plastike, të cilat u ishin nënshtruar më parë kimikateve inflamatore, treguan se ekstraktet e tërshërës e frenojnë aq mirë inflamacionin, saqë tërshëra është shndërruar në një trajtim për disa kimioterapi të detyruara për alergjitë e lëkurës.

Sipas dozës ditore, duhet të hani tri racione me drithëra të papërpunuara në ditë. Kjo mund t’ju duket sasi e madhe, por kur të shikoni masën e rekomanduar të racioneve, do ta keni shumë të thjeshtë për ta plotësuar. Vetëm 1 pjatë makarona në një restorant italian mund të jetë ekuivalente e 6 racioneve! Një tas me tërshërë në mëngjes është mënyra më e mirë për të nisur ditën. Pastaj keni edhe një larmi gatimesh të shpejta të drithërave, që përveçse ju leverdisin, ju japin edhe mundësinë që të luftoni rrezikun e sëmundjeve kronike gjatë gjithë ditës.

 

Shpërndaje në: