Terry poston foto të një libri dhe dy biskota, Antonio Conte ia tërheq vërejtjen në komente për dietën strikte
John Terry është tallur nga Antonio Conte pasi italiani i tha të mos përdorte shumë biskota.
Ish-mbrojtësi i Chelseat postoi një foto të disa biskotave përkrah një libri dhe një gote kafe, transmeton Periskopi.
Dhe 40-vjeçari shtoi mbishkrimin: ”Vrapim 5km. Pak kohë për lexim dhe disa biskota.”
Por trajneri i ri i Spurs, Conte reagoi shpejtë me një koment.
”John, vetëm një biskotë,” shkroi ai.
Dyshja ka marrëdhënie të mirë pasi kanë fituar së bashku titullin në Premier League më 2017, në vitin e fundit të Terryt te Chelsea. /Periskopi.com/