Terr në pikë të ditës në Paris: Rennes ia ngulitë dy PSG-së në sy të Messit, Neymarit e Mbappe

Terr në pikë të ditës në Paris: Rennes ia ngulitë dy PSG-së në sy të Messit, Neymarit e Mbappe

Rennesi ka shokuar PSG-në e superyjeve në terren të vetë, duke e mposhtur 2-0, për të shkaktuar befasinë e sezonit deri tash.

Për herë të parë, PSG u paraqit me formacionin më të mirë të mundshëm (minus Sergio Ramos) këtë sezon, vetëm për t’u turpëruar si mysafirë të rivalit dukshëm më inferiorë në letër, shkruan Periskopi.

Gjithçka shkoi perfekt për vendësit, në kontrast për mysafirët.

Në një ndeshje ku startuan Lionel Messi, Neymar, Kylian Mbappe e Angel Di Maria, Rennesi kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë, në minutën e 45-të saktësisht përmes Labordes.

Me të startuar pjesa e dytë, Tait – në minutën e 46-të – shënoi për 2-0 dhe për rezultatin përfundimtar.

Pavarësisht kësaj humbjeje, PSG vazhdon të prijë bindshëm në tabelën e Lgue 1 me 24 pikë, plot gjashtë më shumë se përcjellësi më i afërt. /Periskopi.com/

 

 

 

Shpërndaje në: