Termokos do të ofrojë ngrohje edhe në 150 njësi banimi tek Rrethi i Flamurit
Ky projekt do të furnizojë 6 objekte me 150 njësi banimi, duke siguruar ngrohje dhe komoditet për rreth 600 qytetarë!
Kryeshefi ekzekutiv i N.P”Termokos” SH.A, z.Fisnik Osmani së bashku me nënkryetarin e Prishtinës z.Alban Zogaj dhe zëdhënësin e komunës së Prishtinës z.Donat Lushaku,u takuan me përfaqësues të lagjes “Dardania” tek Rrethi i Flamurit,për të diskutuar detaje teknike para fillimit të kyçjes së këtyre objekteve në sistemin e ngrohjes.
Ky projekt është shumë i rëndësishëm për qytetin,pasi do të ofrojë ngrohje të qëndrueshme dhe komode gjatë dimrit për qytetarët.Ai gjithashtu kontribuon në krijimin e një Prishtine më të gjelbër dhe një qyteti që ofron kushte të mira jetese për të gjithë banorët e tij. Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!