Tërmetet në Santorini, autoritetet shpallin gjendjen e jashtëzakonshme
![Tërmetet në Santorini, autoritetet shpallin gjendjen e jashtëzakonshme](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/s-7-600x360-1-500x300.jpg)
Mbi 6 mijë tërmete kanë goditur ishullin grek të San Torinit brenda 10 ditëve të fundit, kjo ka bërë që autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.
Mediat greke raportojnë se ishulli është thuajse i boshatisur, ku edhe banorët e fundit po nxitojnë të largohen me avionë ose me anije.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme është shtuar numri i forcave zjarffikëse si dhe forcvave të emergjencës për të qenë në gatishmëri të plotë nëse dfo të ketë goditje më të forta.
Raportohet se ka patur rrëshkitje dherash dhe gurësh, ndërsa sizmologët theksopjnë se gjendja ende nuk ka përfunduar.
Ajo që e ka bërë situatën edhe më alarmante janë zërat se nuk ka ndodhur ende një tërmet qendror, i cili pritet të jetë me magnitudë 6 deri në 6.5, çka do të thoshte rrezik për qytetarët.