Tërmet në orët e hershme të mëngjesit në Shqipëri, lëkundje të forta në disa qytete
Në orët e hershme të mëngjesin, saktësisht në ora 02:42 janë regjistruar lëkundje të forta tërmeti në disa qytete të Shqipërisë.
Sipas informacioneve të para lëkundja ka qenë me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter.
Sipas Qendrës Evropiane Sizmologjike, tërmeti e ka pasur epiqendrën në detin Adriatik, 35 km nga Durrësi.
Saktësisht epiqendra e tërmetit është regjistruar 48 kilometra në veriperëndim të Tiranës, 35 kilometra në veriperëndim të Durrësit, shkruan Euronews.al.
Raportohet se thellësia e valëve ka qenë 6.5 kilometra.
Lëkundjet veçse në Tiranë e Durrës janë ndjerë edhe në Lezhë, Laç e Fushë-Krujë.