Tërmet në Greqi

Tërmet në Greqi

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter është regjistruar rreth orës 02:30 të mëngjesit të së martës në Kalavryta të Greqisë.

Epiqendra e tërmetit ishte 16 kilometra në perëndim në jugperëndim të Kalavryta dhe thellësia fokale u vlerësua në 70 kilometra.

Lëkundjet janë ndjerë në disa zona të Peloponezit dhe gjithashtu në Atikë, deri në këto momente nuk raportohen dëme. (A2 Televizion)

Shpërndaje në: