Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 4.5 shkallë të Rihterit ka goditur sot Bosnje e Hercegovinën, derisa dridhjet janë ndjerë edhe në Kroaci.
Sipas të dhënave të EMSC, qendrës sizmologjike mesdhetare, tërmeti kishte epiqendrën 39 kilometra veriperëndim të Zenicës, në thellësi prej dhjetë kilometrash dhe 29 kilometra në verilindje të Knezhevit.
Dridhjet i ndjenë edhe ata në Travnik, Zenicë, Zavidoviq, Çelnicë, Banja Llukë dhe Gradaç.