Tërmet i fortë me magnitudë 7.0 godet bregun lindor të Rusisë, alarm për cunami

Tërmet i fortë me magnitudë 7.0 godet bregun lindor të Rusisë, alarm për cunami

Një tërmet me magnitudë 7 ballë ka goditur bregun lindor të Rusisë, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).

Sipas USGS, epiqendra ishte afërsisht 55 milje nga qyteti bregdetar i Petropavlovsk-Kamchatsky, i cili ka një popullsi prej rreth 181,000 banorësh.

Tërmeti kishte një thellësi rreth 30 milje, raporton CNN.

Sipas Sistemit të Paralajmërimit të Cunamit në SHBA, “valët e rrezikshme të cunamit nga ky tërmet janë të mundshme brenda 300 km [afërsisht 186 milje] nga epiqendra përgjatë brigjeve të Rusisë”.

Shpërndaje në: