Tërhiqet përkohësisht shefi i Uber

Tërhiqet përkohësisht shefi i Uber

 

Shefi ekzekutiv i Uber, Travis Kalanick, do të largohet përkohësisht nga kreu i kompanisë pas një sërë skandalesh që kanë ndikuar radikalisht  në kulturën garuese të saj.

Kalanic i tha stafit të tij të martën që do të merrte kohë pushim, në kohën kur Uber ka publikuar rezultatet e një hetimi të gjatë brenda kompanisë, pasi që u ballafaqua me një eksod menaxherësh dhe supozimesh për sjellje të keqe.

Shefi 40 vjeçar i Uber, që së fundi humbi nënën e tij në një aksident me barkë, nuk tregoi se për sa kohë do të largohej nga ky post.

“Më duhet të marr pak pushim, që ta vajtoj nënën time që e varrosa të premten, që të persiat, të punoj me veten, të fokusohem në ndërtimin e një skuadre udhëheqëse të klasit botëror”, iu tha ai punëtorëve të tij.

“Përgjegjësia themelore,  se ku kemi arritur dhe se si kemi ardhur deri këtu, pushon mbi supet e mia”.

Shpërndaje në: