Tërheqja e parave nga Trusti, Mimoza Kusari: Vetëvendosje është kundër

Mimosa Kusari, e para e deputetëve të Vetëvendosjes, ka thënë se kjo parti nuk do ta përkrahë iniciativën e PDK-së për tërheqjen e ndonjë shume parash nga Trusti.
“Jo nuk e ka mbështetjen tonë dhe nuk do ta ketë, sepse vet koncepti i Trusti dhe dizajnimi i skemës pensionale, ka të bëj me ruajtjen e një mirëqenie të qytetarëve pas moshës 65 vjecare.
Ajo që mbetet të diskutojmë janë modalitetet tjera që mund t’i diskutojmë bashkërisht’, ka thënë Kusari-Lila.
Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se është inicuar plotësim ndryshimi i Ligjit për fonde pensionale, që do t’i hapte rrugën tërheqjes së një shume parash nga Trusti.
“Çështje tjetër, është edhe plotësim ndryshimi i Ligjit për fonde pensionale, ju e dini që PDK dhe grupi jonë kanë propozu cështjen e diskutimit të tërheqjes së një sasie nga Trusi për familjet që kanë problem t’i mbulojnë shpenzimet mujore. Ky projekt ligj sot i shkon qeverisë, ka afat një muaj të kthej përgjigje, nëse jo, hyn në procedurë pa pasë nevojë për mendim nga qeveria”, tha ai./Periskopi