Terapistja e seksit: 10 sekrete për një marrëdhënie më të mirë seksuale

Terapistja e seksit: 10 sekrete për një marrëdhënie më të mirë seksuale

1. Përdor shqisat: Përdorni pesë shqisat (po, të pesta) për t’u përqëndruar te ndjesitë e trupit.

2. Zgjero përkufizimin për seksin: Seksi është më shumë sesa penetrim. Për hir të larmisë, provoni më shumë, që mund të përfshijë gjithçka, nga puthjet e thella, prekjet sensuale dhe masazhet erotike, te përdorimi i vibratorëve ose lodrave të tjera seksi. Eksplorimi i një sërë kënaqësish trupore është çelësi për të arritur orgazmën.

3. Kupto gjuhën e dashurisë së njëri-tjetrit: Kur puna bëhet e vështirë në dhomën e gjumit, mbështetuni në pikat e forta. Është mjaft e lehtë të heqësh fajin dhe të mërzitesh kur nevojat e tua nuk plotësohen. Por, në vend që të sikletoseni, kuptoni këndvështrimin e njëri-tjetrit. Gjeni disa pika të përbashkëta.

4. Shmang krahasimin e partnerit/es me partnerët/et në të kalurën: Kush dëshiron të krahasohet? Krahasimi krijon pasiguri dhe pakënaqësi të panevojshme. Në vend të kësaj, kënaquni me njëri-tjetrin dhe mbajini gjërat emocionuese. Krijoni kujtime të reja!

5. Bëhu detektiv: Ji kurioz për trupin tënd dhe të tij/saj!

6. Njih kufijtë: Kur të jeni në gjendje të njihni sa kohë dhe energji  jeni në gjendje t’i kushtoni vetes dhe partnerit, do të filloni të ndjeni më pak presion dhe më shumë në kontroll në krijimin e jetës seksuale që dëshironi.

7. Gjallërohu: Seriozisht! Seksi nuk ka pse të jetë kaq serioz.

8. Planifiko qëllimisht kohë për intimitet: Planifikoni kohë për veten dhe partnerin/en, ose thënë më thjesht, mos e mbingarkoni veten me aktivitete të kota. Për ta mbajtur shkëndijën gjallë, duhet të rezervoni të paktën një orë në javë për të eksploruar trupat e njëri-tjetrit.

9. Fik telefonin dhe fli pak: Për t’u ndjerë më rehat në trupin tuaj dhe më me energji për të eksploruar diçka të re në dhomën e gjumit, duhet të keni pushuar mirë.

10. Jepini përparësi kohës: Krijoni më shumë mundësi për intimitet seksual.

Shpërndaje në: