Terapia me oksigjen për lëkurën po ‘çmend’ vajzat e gratë, por dermatologët listojnë arsyet përse ky proces nuk ia vlen

Terapia me oksigjen për lëkurën po ‘çmend’ vajzat e gratë, por dermatologët listojnë arsyet përse ky proces nuk ia vlen

Një nga trajtimet më të fundit në fushën e bukurisë është ai me oksigjen. Pasurimi i qelizave të lëkurës me këtë molekulë, bën vërtetë mrekulli e kremrat me oksigjen duket se po zëvendësojnë vërtetë ata që kanë thjesht efekt hidratues. Por a ekziston në të vërtetë një dallim i madh midis oksigjenimit dhe hidratimit, si procese?

Në teori, ‘oksigjenimi’ i  lëkurës është procesi i pasurimit të qelizave me oksigjen përmes një instrumenti apo kremi. Oksigjeni ekstra në lëkurë supozohet të rrisë qarkullimin e gjakut dhe aftësinë e lëkurës për të përthithur përbërësit e tjerë të kremrave.

Për vite me rradhë, në mjekësi, oksigjeni është përdorur për të shëruar plagët e djegies e jo vetëm, por duhet të dini se sasia e oksigjenit të kompresuar (që merr një pacient i shtruar në një pavion spitali është shumë herë më e lartë nga se mund të merrni thjesht në një qendër bukurie.

Ndërkohë hidratimi i lëkurës përmes kremrave të pasur me lëndë ushqyese për lëkurën është procesi i mbajtjes së ujit të nevojshëm në nivel qelizor. Në këtë mënyrë lëkura duket më me shkëlqim dhe me jetë. Kremi hidratant nuk shëron lëkurën (siç mund të bëjë një trajtim me oksigjen), por thjesht mbajnë nën kontroll pH e lëkurës, e ushqen atë dhe nuk e lë të thahet.

Siç e thamë më lart, trajtimet me oksigjen në kushte shtëpie apo SPA nuk janë aq të efektshme, ndaj midis këtyre të dyjave zgjidhni për një trajtim të thellë hidratimi.

Shpërndaje në: