Ter Stegen i zemëruar, mbledhësve të topave iu drejtohet me ‘mbylleni gojën’
Menjëherë pas fishkëllimës së pjesës së parë të Mateu Lahoz, portieri gjerman, Ter Stegen u pa duke u thënë djemve që mbledhin topat nga ana e Sevillas të ‘mbyllin gojën’, pasi e irritonin atë gjatë 45 minutave të para të lojës, përcjell Periskopi.
Après la fin de la 1er mi-temps, Ter Stegen a demande à l'un des stadiers de se taire
https://t.co/6kwZWjEk7C— Actu Barça FR 🇵🇸 (@ActuBarcaFR) February 10, 2021
Barcelona zhvilloi mbrëmë ndeshjen ndaj Sevillës në kuadër të gjysmëfinales së Kupës Spanjolle, ku u mposht nga andaluzianët me rezultat 2:0.
Katalanasit do të presin Sevillën në ndeshjen e kthimit në Camp Nou më 3 mars. /Periskopi