Tentuan t’i ikin doganës, njëri shkakton aksidente, tjetri i gjindet në Hajvali mall me origjinë serbe në shtëpi

Tentuan t’i ikin doganës, njëri shkakton aksidente, tjetri i gjindet në Hajvali mall me origjinë serbe në shtëpi

Njësia  e  TASK  FORC-së Lindje (e përberë nga  Policia dhe Dogana  e Kosovës), në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet  taktike dhe operacioneve në zonën kufitare.

Më 14.08.2024, rreth orës 15:30 në rrugën Dobrosinë-Gjilan,  janë vërejtur dy automjete me targa serbe duke hyre ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës.

Zyrtarët e TASK  FORC-së, kanë njoftuar edhe njësitet tjera përfshirë ato të doganës dhe rreth 16:45, në Graçanicë  automjetet që dyshohej se me to po kryhej kontrabandë me mallra, janë sinjalizuar për ndalje nga zyrtarë të Doganës së Kosovës.

Dy drejtuesit e automjeteve nuk kanë zbatuar urdhrat e zyrtarëve doganore që ishin me uniformë dhe veturë zyrtare. Është arritur të ndalet
vetëm njëra veturë me drejtues të dyshuarin V.B., i moshës 36 vjeçar shtetas i Serbisë.

Kurse, automjeti tjetër me drejtues të dyshuarin: F.M., ka arrit të ik në drejtim të pa njohur duke shkaktuar disa aksidente.
Në koordinim me organet e drejtësisë janë kontrolluar lokali edhe shtëpia e të dyshuari në Hajvali-Prishtinë, ku është hasur mall (pajisje elektrike) me origjinë serbe, që dyshohet të jetë futur në vendin tonë si kontrabandë.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me  prokurorinë e shtetit i cili ka dalë në vendngjarje dhe ka lëshuar vendim mbi ndalimin e të dyshuarit të arrestuar për 48 orë.

 

 

Shpërndaje në: