Sekuestrohen mbi 340 pako të cigareve në aeroportin “Adem Jashari”, destinim kishin Anglinë

Sekuestrohen mbi 340 pako të cigareve në aeroportin “Adem Jashari”, destinim kishin Anglinë

Zyrtarë kufitarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, kanë parandaluar kontrabandim të duhanit të cilat përmes Kosovës ishin të destinuara kryesisht për në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas njoftimit të policisë, si rezultat i angazhimeve dhe veprimeve policore vetëm përgjatë muajve dhjetor 2024 – janar 2025, janë identifikuar katër raste të kontrabandimit me cigare, ku persona të dyshuar me shtetësi të huaj dhe të Kosovës, kanë tentuar që të kontrabandojnë pako/shteka me cigare prej sasive të ndryshme, për në qytetin e Londrës.

Postimi i plotë:

Policia e Kosovës në disa raste ka sekuestruar pako me cigare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, si rezultat i implementimit të planeve operative dhe angazhimeve shtesë në identifikimin dhe parandalimin e kontrabandës në aeroport, kanë realizuar disa veprime konkrete mbi dyshimet e bazuara për kontrabandim të duhanit/cigareve, të cilat përmes Kosovës kanë tentuar të destinohen kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Si rezultat i angazhimeve dhe veprimeve policore vetëm përgjatë muajve dhjetor 2024 – janar 2025, janë identifikuar katër raste të kontrabandimit me duhan/cigare, ku persona të dyshuar me shtetësi të huaj dhe të Kosovës, kanë tentuar që të kontrabandojnë pako/shteka me cigare prej sasive të ndryshme, për në qytetin e  Londrës.

Në rastin e fundit të ndodhur me datën 11 janar 2025, është parandaluar kontrabandimi i 41 pakove/shtekave me cigare, të cilat i dyshuari mashkull shtetas Bullgar ka tentuar përmes Kosovës t’i kontrabandojë në Londër, pasi destinimi i tij ishte për në këtë qytet.

Në këto katër raste Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka sekuestruar mbi 340 pako/shteka me cigare të llojeve të ndryshme, kryesisht të llojeve të shtrenjta.

Policia e Kosovës së bashku me institucionet kompetente, njofton opinionin dhe qytetarët se ka rritur angazhimet dhe prezencës e saj në kontrollet e pasagjerëve, tek të cilët ka dyshime për kontrabanda të tilla.

Shpërndaje në: