Tentoi të fustë në Dubravë drogë përmes xhaketës, kapet familjari i të burgosurit

Sot, në Qendrën Korrektuese të Dubravës, gjatë kontrollit të gjësendeve të sjella nga një vizitor familjar për një të dënuar në këtë qendër, stafi ka hasur në një sasi të dyshuar të lëndës narkotike.
Pas një kontrolli të hollësishëm, substanca e cila është tentuar të futej në mënyrë të kamufluar brenda rrobave, është zbuluar në një xhaketë.
Menjëherë pas zbulimit, është njoftuar Policia e Kosovës dhe janë ndërmarrë hapat e nevojshëm për hetimin e rastit.

