Tentimi për ta njollosur përmendoren e dëshmorit të UÇK-së në veri, familjarët largojnë afishe

Tentimi për ta njollosur përmendoren e dëshmorit të UÇK-së në veri, familjarët largojnë afishe

Sot gjatë ditës, një ngjarje e paprecedent ndodhi në veri të vendit, më saktësisht në Lagjën e Boshnjakëve, ku disa persona të panjohur shpuan gomat e disa veturave, e po ashtu edhe vendosën afishe në një përmendore të UÇK-së.

Letrat ngjitëse u vendosën në pllakën memoriale të dëshmorit të Kosovës, Avni Hajredini, i njohur ndryshe si “Avni Koshtova”, me çrast familjarët e tij dolën në vendngjarje për ta pastruar.

Siç raportohet nga mediat lokale, katër shokë të tij, përveç pastrimit edhe po kujdesen që e njëjta mos të dëmtohet sërish.

Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se situata tani është e qetë, derisa ka dhënë detaje lidhur me këtë rast.

“Disa goma janë shpërthyer, e poashtu edhe stikersa prej letre janë vendosur në një shtatore të UÇK-së. Janë mbledhur diku 10 persona pastaj kemi ndërhy dhe janë shpërndarë. Policia është duke u marrë me rastin”, ka thënë Elshani për Demos.

Shpërndaje në: