Tentimet e Man Utd për Zidane do të jenë të kota – francezi ka tashmë vendimin për punën e re
Manchester United është akoma në kërkim të një trajneri për të zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaer, me këtë të fundit që nuk e ka larg shkarkimin.
Raportime të shumta lidhnin Antonio Conten me stolin e United, por kalimi i tij te Tottenham fiku çdo gjë.
Tani, në listën e kandidatëve potencial ishte shtuar edhe Zinedine Zidane, por e përditshmja spanjolle AS ka lajme të këqija për United, përcjell Periskopi.
Man United do ta kenë të kotë secilin tentim për të nënshkruar me Zidane, pasi ikona franceze tashmë ka një vendim për të ardhmen e tij.
Zizou thuhet të jetë i vendosur që të marrë drejtimin e kombëtares së Francës. /Periskopi/