Tentim vrasje në Gjakovë

Të hënën në Gjakovë është arrestuar një person nën dyshimin për tentim vrasje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Si pasojë e të shtënave është goditur vetura në të cilën ndodheshin dy viktimat, ndërsa lidhur me rastin nuk raportohet për të plagosur”.
“Nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri me 17 copë fishekë dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”.