Tensionohet situata në Spanjë, kush deshi ta heqë flamurin e Kosovës?
Pas pak minutave, do të nisë sfida mes Spanjës dhe Kosovës në La Cartuja të Sevillës.
Gazetarët që janë të pranishëm në stadiumin La Cartuja të Sevillës, kanë zbuluar se kanë pasur disa probleme të vogla para takimit.
Ata kanë zbuluar se atyre i janë afruar disa persona dhe kanë tentuar t’ia marrin flamurin e Kosovës.
Bëhet e ditur se kërkesa e tyre për t’ia marrë flamurin e Kosovës nuk ishte armiqësore, me pretekstin se janë urdhëratë nga lart.
Mirëpo, ai zbuloi se me insistimin e tyre, flamuri ka qëndruar në duar të tyre dhe më pas është përfshirë edhe UEFA, duke konfirmuar kështu mbetjen e flamurit.