Tensioni i lartë, gjysma e njerëzve me këtë gjendje janë në rrezik

Tensioni i lartë, gjysma e njerëzve me këtë gjendje janë në rrezik

Simptomat e tensionit të lartë përfshijnë dhimbje koke, lodhje dhe vështirësi në frymëmarrje.

Por shkencëtarët kanë zbuluar se gjendja është lidhur me një nga kanceret më të zakonshme në Britani të Madhe.

Më shumë se gjysma e pacientëve të kancerit të mushkërive gjithashtu kanë presion të lartë të gjakut, ka pohuar një studim.

Pacientët e kancerit të mushkërive kanë frymëmarrje të shkurtër dhe ankth – të njëjtat simptoma si pacientët me hipertension.

Shumica e pacientëve me kancer të mushkërive vuanin nga inflamacion në enët e gjakut, të cilat mund të kenë shkaktuar presion të lartë të gjakut, thonë shkencëtarët nga Instituti Max Planck për Hulumtimin e Zemrës dhe Mushkërive në Gjermani.

Vetëm 20 për qind e pacientëve me kancer të mushkërive mbijetuan pas vjet pas diagnostifikimit, thonë studiuesit.

Ky është një indikacioni i qartë se këta pacientë po ashtu vuanin nga hipertensioni.

Inflamacioni në arterie mund të shkaktohet nga qelizat imune, të gjetura pranë vendndodhjes së kancerit, thanë shkencëtarët.

Qelizat imune lirojnë kimikate në arterie, të cilat më pas shkaktuan inflamacion.

Gjetjet sugjerojnë se trajtimet e reja për pacientët e kancerit të mushkërive mund të hetohen.

Sipas këtij studimi, abnormalitetet e mëparshme të panjohura në enët e gjakut, të shkaktuara nga proceset inflamatore në tumoret e mushkërive, mund të jenë shkaku themelor i simptomave të vërejtura te pacientët.

Më shumë se një e katërta e të gjitha vdekjeve nga kanceri janë nga kanceri i mushkërive dhe tendenca po rritet, thanë hulumtuesit.

Personat më të rrezikuar nga hipertensioni janë ata mbi 65-vjeç, duhanpirësit, ata që nuk bëjnë stërvitje të mjaftueshme dhe personat me mbipeshë.

Kjo mund të çojë në një numër kushtesh vdekjeprurëse, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, demencën dhe sulmet në zemër.

Mënyra më e mirë për të ulur presionin e gjakut është humbja e peshës, stërvitja rregullisht dhe ulja e kripës, transmeton KosovaPress.

Shpërndaje në: