Tensioni i lartë i gjakut në moshë të mesme, rrit rrezikun për zhvillim të dementias në moshë vjetër

Tensioni i lartë i gjakut në moshë të mesme, rrit rrezikun për zhvillim të dementias në moshë vjetër

Ata kanë arritur në këtë përfundim pas shqyrtimit që i kanë bërë disa studimeve të shumta të tensionit të lartë të gjakut dhe lidhjes së tij me sëmundjet e trurit.

“Njerëzit me tension të lartë të gjakut rrezikohen më shumë nga dementia”, deklaron dr. Costantino Ladecola, profesor i neurologjisë dhe neuroshkencës tek Kolegji Mjekësor Weill Cornell.

Por, ajo që nuk është akoma e qartë, shton dr. Ladecola, është nëse mbajtja nën kontroll e tensionit të lartë të gjakut mund të ulë rrezikun për prekje nga një sëmundje mendore.

“E dimë që trajtimi i tensionit të lartë të gjakut ul rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, si sulmet në zemër, ataku kardiak dhe goditjet në tru, dhe është e rëndësishme të vazhdohet trajtimi për të ulur rrezikun e zhvillimit të këtyre sëmundjeve. Por, kemi nevojë për studime konkrete, që provojnë shkakun dhe pasojat, për të përcaktuar nëse trajtimi i tensionit të lartë të gjakut, sidomos në moshë të mesme, do të ulë rrezikun e zhvillimit të dëmtimit të funksionit njohës në moshë më të vjetër”, thotë Ladecola.

Shpërndaje në: