Tensioni 120 me 80 nuk është normal
Kur masim tensionin, të gjithë ne shqetësohemi nëse nuk e kemi rreth normave 120 të lartin dhe 80 të ultin.
Kjo pasi këto parametra janë cilësuar si normalë për njeriun. Por me sa duket qenkemi gabuar.
Shoqata Evropiane e Kardiologjisë ka dhënë disa udhëzime të reja pas studimeve të kryera. Rezulton se tensioni i lartë, apo shtypja sistole “normale” duhet të jetë 140 dhe shtypja diastole, tensioni i ulët 90.
Nëse deri sot ne nxitonim për një filxhan kafe, apo për ushqime me sheqer kur tensionin e kishim poshtë 120-ës, tashmë kjo normë ndryshon.
Sipas studiuesve, rregulli nuk vlen për të sëmurët me diabet për të cilit parametrat janë 130 me 80.
Më parë, nëse tensioni konstatohej në normat 139 me 89 konsiderohej i rrezikuar nga hipertensioni dhe goditjet në tru apo infarkti, por tashmë kjo nuk konsiderohet rrezik.