Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës rrezikojnë finalen e Champions

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës rrezikojnë finalen e Champions

Finalja e Champions League e cila është programuar të luhet më 28 maj në Shën Petersburg të Rusisë po rrezikohet për shkak të konflikteve që kanë lindur me Ukrainën.

Të dyja vendet janë në një moment të tensionuar dhe lufta pritet të nisë nga momenti në moment.

UEFA ka reaguar mbi mundësinë e zhvendosjes së finales në një shtet tjetër dhe mësohet se krerët po presin, ndaj për momentin nuk ka vendime.

“Nuk kemi asnjë plan për momentin për zhvendosjen e finales së Champions League, e planifikuar të zhvillohet më 28 maj në Shën Petersburg”, deklaroi një zyrtar i UEFA-s.

 

Shpërndaje në: