Tensione te Napoli, Spalletti e përjashton yllin e skuadrës nga seanca stërvitore
Tensione ka pasur në seancën stërvitore të Napolit ditën e sotme, teksa trajneri Luciano Spalletti ka përjashtuar Victor Osimhen nga stërvitja.
Futbollistët ishin duke stërvitur para tifozëve, në kampion “Castel di Sangro”, kur ndodhi e gjithë kjo.
Osimhen u nervozua me një rast, pasi mendonte se ishte një faull i shkaktuar nga futbollisti i ri, Leo Ostigard.
Nigeriani vazhdoi të protestonte aq shumë, derisa shoku i tij i skuadrës, Andre Zambo Anguissa, u përpoq ta qetësonte – por nuk ia doli.
Pastaj ndërhyri trajneri, Luciano Spalletti, i cili e urdhëroi 23-vjeçarin që të largohet nga fusha.
“Po flisni shumë, shkoni dhe bëni dush”, ishin fjalët e Spallettit drejtuar atij.
#Spalletti a #Osimhen: “Stai parlando troppo, vai a farti la doccia” @manuelparlato pic.twitter.com/DSElycYqY9
— Alfredo Pedullà (@AlfredoPedulla) July 24, 2022
Megjithatë, sipas mediave italiane, as kjo nuk e qetësoi situatën pasi Victor Osimhen vazhdoi protestat edhe pasi u largua.