Tensione në Drenas: Opozita kundërshton nismën e Lladrovcit, kërkon ndaljen e “pazareve me prona publike”
Opozita në Drenas ka kundërshtuar sot nismën e kryetarit të kësaj komune, Ramiz Lladrovci, në lidhje me dhënien në shfrytëzim të 54 pronave publike.
Asamblistët komunalë kanë kundërshtuar dhënien e këtyre pronave, duke vendosur edhe disa pankarta në objektin e Asamblesë Komunale.
“Stop pazareve me prona publike” – ishte njëra nga këto pankarta.