Tension qysh në minutat e para – Modric kap për fyti Laporten e Cityt
Është duke u zhvilluar takimi i gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve në mes Realit dhe Cityt.
Të dyja skuadrat po luajnë me ritëm të lartë dhe për këtë po ka edhe konfrontime të shumta mes lojtarëve, shkruan Periskopi.
Ishte Modric kur për një moment kapi për fyti Laporten e Cityt pasi ai e shtyri më herët.
Me këtë rast, gjyqtari i ndëshkoi të dy me karton të verdhë në minutën e 9’të të takimit.
Rezultati aktual i takimit është 0:0.