Tenisti rus, Zverev fiton medaljen e artë në Lojërat Olimpike – mposhti në finale Kachanovin
Alexander Zverev ngjitet në majën e olimpit në Lojërat Olimpike. Tenisti me prindër rus por i lindur në Hamburg dhe që garon nën flamurin gjerman mposhti në finale rusin Karen Kachanov me rezultatin e pastër 2-0 me sete duke siguruar medaljen e artë olimpike.
Një arrijte shumë e rëndesishme për numrin 5 të botës, i cili në moshën 24-vjeçare i’a doli të triumfonte në olimpiadë.
Seti i parë nuk pati shumë histori, Kachanov u mundua disa herë të përgjigjej, por në fund Zverev e mbylli me një fitore 6-3 me “game”.
Pas ATP Finals në vitin 2018-të ky është suksesi më i madh në karrierën e Alexander Zverev i cili është konsideruar një talent që në etapat e tij te para në tenisin profesionist.