Tenistet e Kosovës e nisin me fitore në Kampionatin Botëror për femra
Janë zhvilluar sot ndeshjet e para në Kampionatin Botëror të Tenisit për femra “Billie Jean King Cup”, në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Vashat e Kosovës e kanë nisur me fitore në këtë kampionat.
Në përballje me Kenian, Kosova arriti të shënojë fitore, duke mposhtur ekipin kundërshtar me rezultatet:
Donika Bashota – Cynthia Wanjala, 6:1, 6:4.
Adrijana Lekaj – Alicia Owegi, 6:0, 6:1.
Donika Bashota/Adrijana Lekaj – Roselida Asumwa/Alicia Owegi, 6:1, 6:0.r
Kosova, nesër do të përballet me Shqipërinë, ndërsa të enjten nuk do kenë ndeshje pasi Naimbia është diskualifikuar.